Kara DioGuardi me një libër dhe program të ri televiziv


American Idol qysh? Kara DioGuardi është shumë e zënë si përherë dhe largimi nga "American Idol" nuk i ka prishur punë aspak, përkundrazi ajo ndihet disi e kënaqur nga ky largim, pasi ka qënë një periudhë jo e rehatshme për të dhe shpesh i është dashur që të mos jetë vetja në atë program. Këto mendime dhe të tjera do ti gjeni në librin e saj të ri "A Helluva High Note" ku Kara tregon për jetën e saj brenda dhe jashtë skënës, si dhe eksperiencën në "A.I". Libri ka marrë vlersime pozitive dhe tregon një anë tjetër të artistes, të cilën publiku nuk e ka njohur gjatë prezantimit në programin më të shikuar televiziv në Amerikë. Kjo sipas Karës ka ndodhur,sepse organizatorët i kanë kërkuar që të jetë sa më gazmore dhe e butë gjatë vlersimeve të saja, duke bërë të dukej sikur ajo kishte ardhur aty për ti zënë vendin Paulës e duke e vënë në një pozitë jo të rehatshme. Ndërkohë, të hënën Kara DioGuardi ka filluar një tjetër program televiziv i cili titullohet "Platinum Hit" (i llojit vërtet tv) ku kërkohet të gjendet kompozitori i ri më i mirë në Amerikë. Ky program transmetohet në kanalin e njohur Bravo të hënave në ora 10.

0 comments:

Post a Comment