Pse ja mohoi "Balkan Awards" çmimin e "Best Song" Aurela Gaçes?



Ndryshe nga viti që shkoi ku "Best Song of Balkan" ju dha serbit Zeljko Joksimovic me këngën "Ljubavi" (Flori u rendit i dyti me "Playback"), këtë vit "Balkan Awards" nuk e dha çmimin e "Best Song of Balkan" por vetëm atë të videos më të mirë. Kjo kaloi disi pa u ndjerë, pasi vitet e fundit të gjithë janë mësuar me zhgënjimet në ndarjet e çmimeve, ndaj dhe i kushtojnë rëndësi më shumë fustaneve e performancave sesa shpërblimeve, por ne shqiptarëve na ngacmoi pak ky anashkalim dhe ja përse;


www.RevistaAlbaniac.com ESKLUZIVE



Në Wikipedia fill pas përfundimit të finales janë botuar dhe vlersimet me pikë të gjitha këngëve fituese prej shteteve ballkanike si dhe klasifikimi final ku në vend të parë renditet...Shqipëria me Aurela Gaçen,Dr.Florin e Marselin dhe këngën e tyre "Origjinale". Kjo këngë ka marrë gjithsej 92 pikë duke lënë në vend të dytë Inna dhe "Sun is Up" me 90 pikë dhe Alisia me "Tvoya Totalno" me 89 pikë. Kjo do të thotë që Aurela Gaçe ka qënë fituesja e çmimit të këngës më të mirë në Ballkan, kategori e cila në natën e kësaj ceremonie nuk u dha dhe pse duket anormale kur çdo shteti ju dha çmimi për këngën më të mirë, por nuk u dha asnjë çmim për këngën më të mirë në Ballkan!!!



Në fund të fundit e dhanë një çmim për këngëtarin,këngëtaren,duetin/grupin,bashkëpunimin dhe videon më të mirë në Ballkan, por jo për këngën??? A po mendoni atë që po mendojmë dhe neve...se ja kanë hequr pa të drejtë çmimin Aurelës? Ndoshta po tregohemi pak cinikë, por faktet flasin vetë.Shikoni fotot që kemi postuar dhe do bindeni vetë. E nëse vitin e ardhshëm e rikthejnë këtë kategori? Ç'duhet të bëj Shqipëria?


ps. Po na vjen shumë keq për Aurelën e cila po përjeton vitin më të çuditshëm në karrierën e saj artistike. Fitoi të drejtën për të shkuar në Eurovision - bllokohet votimi për pesë këngë midis të cilave dhe kënën e saj. Tregoi se është në pritje të një fëmije, i botuan shkrim dhe ja mohuan, thanë se e bën për të mbuluar humbjen në Eurovision. Mori pikët më të shumta në Balkan Awards dhe heqin kategorinë e këngës më të mirë...Çfarë po ndodh!!! Syri i keq në bisht të qenit dhe i shkoftë mbarë pjesa e tjetër e vitit.

0 comments:

Post a Comment