Bleona Qereti në kopertinën e qershorit të revistës "Teuta"


Ndryshe nga ç'flitet lart e poshtë, Bleona Qereti është ende e martuar dhe jeta e saj bashkshortore është e shkëlqyer (Momentalisht ajo është me pushime së bashku me bashkshortin e saj). Këngëtarja shfaqet në numrin e ri të revistës "Teuta" ku flet më në detaje për këto vite larg Shqipërisë, me një foto që ne e kemi publikuar muaj më parë lol. Gjithashtu ne kemi vënë re diçka të çuditshme në lidhje me revistën "Teuta". Pavarsisht, se i serviret femrave shqiptare në Kosovë, që prej muajit maj, intervistat kryesore dhe kopertinat e revistës i kanë pushtuar femrat/artiste nga Shqipëria. Një gjë e tillë, nuk ka ndodhur më parë...të paktën jo kështu rresht. I sigurt,që në Prishtinë më shumë se një vetull po ngrihet përpjetë.

0 comments:

Post a Comment