
Pas suksesit me "Mos shko" këngëtari i ri, 7 Sahraqi rikthehet në një kohë shumë të shkurtër me një tjetër videokëngë e cila titullohet "E dini". Kënga është ok, por do më kishte pëlqyer më shumë sikur të kishte vazhduar me ritmet e këngës së parë dhe pak larg këtyre kombinimeve hip-hop që së fundmi janë aq të shpeshta saqë po bëhen të bezdisura. Nëse e imagjinoni këngën pa pjesën rrep, do vini re sesa super do ishte! Një gjë është e sigurtë,7 Sahraqi tashmë i ka dhënë udhë pozitivisht karrierës së tij artistike e do ta shohim më shpesh në të ardhmen.
0 comments:
Post a Comment