
Prej kohësh, fansat e saj kishin vënë re disa statuse të çuditshme tek profili i Tunës në Facebook në lidhje me marrëdhëniet burrë-grua në çift. Shumëkush mendoi se ishin shaka, pavarsisht se ndonjë herë këto statuse ishin pak të tepruara, biles para pak javësh këngëtarja dhe ndryshoi statusin e saj civil në llogarinë personale duke e vendosur nga "Tuna është e martuar" në "Tuna është beqare". Tani, Facebook është dhe nuk e merr shumë në konsiderat kush, por sërisht...janë disa gjëra me të cilat shakaja bëhet me karar, çka na bënim të mendonim jo më shumë se një javë më parë tek flisja me një të njohurën time, se diçka po ndodhte në marrëdhënien e tyre. Fatkeqsisht, është e vërtetë. Tuna i ka dhënë fund martesës së saj, fiks një vit e dy muaj pas dasmës e cila është mbajtur më katër prill të 2010. Këngëtarja ka konfirmuar për Alsat Tv (emisioni Pizzicato) ndarjen nga bashkshorti i saj Rilind Reka, por nuk ka deklaruar arsyen. Përsa i përket disa lajmeve në lidhje me seksualitetin e këngëtares...SERIOZISHT E KENI? A JENI NORMAL? PO DHE SIKUR, ENE ÇFAR'? Unë e kuptoj gazetat duhen shitur, por aman o njerëz se nuk jemi Amerikë e Angli, mos u bëni kaq të këqinj dhe lijeni çiftin rehat, ta kalojnë këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre. Sinqerisht më vjen keq pasi ishin shumë çift i lezetshëm.
0 comments:
Post a Comment