Pas pjesmarrjes së Aurela Gaçes në Eurovision, gazeta "Panorama" botoi një shkrim i cili mbante titullin "Aurela Gaçe mashtron me shtatzëni, për të justifikuar dështimin në Eurosong", ku flitej se për të mbuluar dhe justifikuar skualifikimin e saj në këtë festival këngëtarja po hapte fjalë se ishte shtatzanë. Më tej shkrimi i gazetares Redona Sadiku, jepte fakte se në të vërtetë Aurela nuk është shtatzanë,pasi sapo ka përfunduar një videoklip të ri "Cash" me rreperin Mc Kresha, ku këngëtarja nuk duket si e tillë.
Duke cituar gazetën "Ndërkohë që sapo ka përfunduar klipin e saj të xhiruar këto ditë me kosovarin Mc Kresha, të titulluar “Cash”, ku sërish kemi një dëshmi kundër faktit të shtatëzanisë, pasi aty ajo shfaqet pothuaj si një kozmonaute që bën akrobaci në xhirimet e klipit të ri."
(Në të vërtetë videoklipi është xhiruar kohë më parë dhe reklama e tij është shfaqur që në fillim të vitit,por për shkak të pjesmarrjes në Eurovision është shtyrë data e publikimit)
Pikërisht ky shkrim e ka indinjuar këngëtaren e njohur Gaçe, e cila ka konfirmuar lajmin se pret një fëmijë e për më tepër, të gjithë ja vunë re formën e barkut gjatë performancës në "Balkan Aëards". Ne kemi mësuar se këngëtarja ka marrë dy avokatë dhe do ti drejtohet gjykatës civile për të hedhur në gjyq gazetën "Panorama" për shpifje dhe na e do mëndja dhe për dëmtim të reputacionit personal e profesional.
0 comments:
Post a Comment