"Blood Trust",Eric Van Lustbader dhe mafia shqiptare


Pas filmave Hollivudian, tani rradhën e kanë librat. Mafia shqiptare po përfshihet dhe në krijimet më të fundit të autorëve amerikan. Në librin e tij të fundit "Blood Trust" shkrimtari i njohur njujorkez Eric Van Lustbader ( njihet nga publiku shqiptar midis të tjerash dhe si autor i "Bourne Legacy") tregon historinë e Alli Carson (vajza e Presidentit të Amerikës) e cila pas vdekjes së babait vendos të bëhet një prej agjenteve më të mirë të FBI. Gjatë zhvillimit të ngjarjeve Alli gjen veten në një situatë të papritur, ku akuzohet si e dyshuara kryesore për një vrasje të ndodhur në "Fearington Insitute" (ku trajnohen agjentët e FBI). Së bashku me mikun e saj Jack McClure (Këshilltari i Sigurimit Kombëtar), ajo vihet në ndjekje të autorëve të vërtetë vetëm për të zbuluar një rrjet mbarëkombëtar tregtie njerëzore drejtuar nga -patjetër që e gjetët - një kriminel i fuqishëm nga Shqipëria. URRRRRRRRA! Pastaj këta të dy i vrasin të gjithë dhe rrojnë të lumtur derisa të bëhet dhe një libër tjetër. Libri momentalisht gjendet në të gjitha libraritë dhe mendojmë se është një libër i mirë për tu lexuar gjatë pushimeve në plazh.

0 comments:

Post a Comment