Eurovision sado i nënvleftësuar,i festuar,i komentuar,i përqeshur etj etj, sërisht vazhdon të mbetet evenimenti muzikor më i shikuar dhe më europian i këngës në Europë. Të gjithë kanë një mendim rreth tij, të gjithë i tregojnë grushtat e në përfundim të gjithë e shikojnë, ndaj me një vetull ngritur ne shqiptarëve sikur nuk na vjen mirë që Kosova ende nuk merr pjesë në këtë festival. Fillimisht menduam se ishte çështje politike, por pas disa kërkimesh të shpejta, duket se është më tepër çështje paresh dhe mos aplikimesh. Që të marrësh pjesë në Eurovision duhet të jesh pjestar i EBU (European Broadcasting Union) dhe për të qënë anëtar i EBU së pari duhet të regjistrohesh me ITU (International Telecommunication Union). Kosova nuk ka asnjë stacion televiziv i cili figuron i regjistruar me ITU apo EBU ndaj dhe nuk merr pjesë në Eurosong. Ne i hodhëm një sy rregullave pranuese,formularëve dhe askund nuk vërejtëm ndonjë pikë që mund ti ndaloj hyrjen Kosovës në këtë festival e në këto organizata internacionale të telekomunikimit. Mesaduket është thjeshtë çështje parash apo burokracish. Gjithsesi duket se gjërat po ndryshojnë, pasi RTK (dhe pse nuk figuron në listën e anëtarëve të këtyre gërmave lol ITU, EBU) ka marrë të drejtën të transmetoj dhe të përzgjedh përfaqsuesen e Kosovës për në "Eurovision Young Dancers" (Shqipëria e transmeton por nuk merr pjesë), i cili është konkursi europian i kërcimit për të rinj. Pak a shumë si Eurosong,por për kërcimin, një pjesmarrje që i ka bërë të gjithë të mendojnë se ndoshta vitin tjetër Kosovën do ta shohim në Azerbajxhan 2012. E kur e themi këtë, kemi parasysh që aplikimet për pranimet e anëtarëve në EBU mbyllen më katër korrik (aplikimet mbahen dy herë në vit janar/korrik) e përderisa Kosovës nëpërmjet RTK i është aprovuar pjesmarrja në "European Young Dancers"...çfarë mund ta mbajë larg Eurovisionit? Tani që e zgjodhëm këtë dilemë, le të hidhemi tek pyetja tjetër; Kush duhet të përfaqsoj Kosovën në Eurovision? Bo booo veç për sherr e kemi mëndjen lol.
0 comments:
Post a Comment