Jehona publikon videokëngën e re "Këtë verë" - Shikoje këtu


Ua Jehona paska bërë video jashtë shtetit lol! Ndoshta duhej ta kisha vendosur titullin si ca gazeta "JEHONA SOPI PUSHTON BRITANIN!" hahahhahaha. Ok se bëj shaka. Videoja është cool (stili super!) po ashtu dhe kënga, por nuk ka për tu bërë hit, sepse kjo është këngë e cila bëhet për qejf dhe unë mendoj se ky është problemi më i madh i artistëve tanë. Artistët tanë, bëjnë këngë për qejfin e tyre dhe jo këngë për tu bërë më të njohur në publik, këngë që të tërheqi publikun që ti kërkoj këta artistë në koncerte,këngë që ti bëj këta artistë që ta kenë këngën profesion dhe jo hobi. Me një këngë të tillë, Jehona mund të gjej vend në një treg muzikor të një shteti me 15-30 milion banorë, por në vendin tonë ku artistëve ju duhen ti masin mirë shpenzimet pasi një pjesë e mirë e tyre nuk korr fitime, këngë të tilla mbeten thjeshtë këngë qejfi. Normale, nuk ka asgjë të keqe të këndosh për qejf, disa këndojnë në dush e disa i bëjnë dhe video lol.


0 comments:

Post a Comment