A nuk është pak për të qeshur sesi, në të gjitha spektaklet-konkurse që shqiptarët kanë marrë pjesë jashtë vendit, janë klasifikuar gjithmonë në finalen e më të mirëve, e në Shqipe askush nuk e merr mundimin që të krijoj një treg të mirfillt muzikor. Jo se nuk egziston, por egziston jashtë linjës -talent-shtëpi diskografike-kontratë-prodhim-treg blerës etj. Me kaq talente sa kemi, të cilat po na i "merr" bota, a nuk është e interesit që dikush të investoj siç duhet në muzikë? Javën që shkoi dy talente të tjera shqiptare u kualifikuan në finalen e një prej programeve më popullore në Kroaci - "Kroacia kërkon një yll". Fatkeqsisht të gjithë përmendën emrin e Mark Markut por harruan se përkrah tij qëndronte dhe një tjetër shqiptare (kështu është kur veç merr nga të tjerët ). Ajo quhet Marcela Roshi dhe po ashtu si Mark, gjithmonë ka qënë një prej më të preferuarave në këtë program jo vetëm prej zërit,por dhe prej personalitetit të saj gazmor. Marcela e njohur për interpretimet e saj pop-rrok është krahasuar shpesh herë me Alanis Morissette. Në garën e "Kroacia kërkon një yll" kanë mbetur vetëm tre konkurentë, dy prej të cilëve janë Marcela dhe Marku, duke bërë të mendohet se ylli që Kroacia kërkon...është shqipëtar.
0 comments:
Post a Comment