Kjo është dhe arsyeja përse në Shqipe nuk duhet të bëhen koncerte/festivale live; sepse teknika nuk është në nivelin e duhur! Në fakt dhe atëhere kur është në nivelin e duhur, ke frikë sepse tekniku i pultit a ndonjë i çmendur tjetër, për shkak të hatreve të X apo Y shkojnë dhe ta prishin komplet interpretimin. Personalisht përveçse atij momentit të sharjes i cili mu duk banal dhe pse e kuptoj të nxehurin e artistëve, më pëlqeu shumë sesi e mori në dorë situatën Genta. Sinqerisht më erdhi keq dhe në një moment thashë se do fillonte të qante! Askush nuk e meriton diçka të tillë dhe ti shkatërrohet karriera për difekte që nuk i përkasin artistëve.
Publiku nuk e di, por një buton një centimetër është i shkreti aty në pult dhe komplet interpretimin e shkatërron e ta nxjerr Celine Dion si Britney Spears.Gjithsesi...HALLALL Genta! Shumë më pëlqeu se si veproi.Ndiqni videon... (pas reklamës)
0 comments:
Post a Comment