Festivali më i mirë në Shqipe...Promofestival!


Në mënyrë të rastësishtme, për disa javë rresht kam ndjekur "Promofestival" (finalja u mbajt javën e shkuar) në Klan i cili është festivali artistik i shkollave të mesme të Tiranës dhe për mendimin tim festivali më i mirë në Shqipe! Sigurisht janë këngëtarë, kërcimtarë të rinj etj, amatorë dhe pa shumë përvojë, por kanë një prezantim që të tërheq menjëherë dhe mund të vësh re se pothuajse të gjithë janë të talentuar dhe nuk është çudi që së shpejti ti shikojmë në skenat e mëdhaja. Mbi të gjitha, mund të vësh re sa të lumtur janë kur interpretojnë, një ndjenjë të cilën shumica e artistëvë tanë e kanë humbur tashmë. Për të mos kaluar pastaj, tek veshjet shumë cool, pa egzagjerime dhe po aq hot sa dhe adoleshentët e tjerë perëndimorë. Të isha në Shqipëri do i kisha marrë në patronazh pronto! Suksese të gjithëve, brezi i ri duket premtues!

ps. Këtu po ju sjell tre klipe, një kërcim dhe një këngë, por kini parasysh që fonia është e dobët ok? Për më tepër vizitoni kanalin Promofestival në YouTube.







0 comments:

Post a Comment