
Anglezët shquhen për humorin e tyre me limontos dhe për inferioritetin ndaj popujve të tjerë, por sado Sali të jetë populli im, ti ruajnë batutat për vete se limontos kena vetë ne. Një prej botimeve më thashethemexhije e fatkeqsisht më popullore në Angli - News of the World-, ka botuar një lajm në numrin e saj të ri ku tregohet se Jedwar (një ndër duot më të tallura në Angli) do vizitojnë Shqipërinë për koncert ku pritet të shndërrohen në idhujt e shqiptarëve, ashtu si dhe Petkini vite më parë. Sipas "News of the World" e cila njihet për shkrimet e pabazuara në fakte, Jedwar janë ftuar në "Albanian Pop Idol" (një program i tillë nuk egziston) ku do këndojnë dhe këngën "Lipstick" me të cilën përfaqsuan dhe Irlandwn në Eurovision. E kuptojmë që po tallen, po nuk e kuptojmë pse i kanë rënë rreth e rrotull. Bjerini shkurt siç po i biem ne duke ju thënë thjesht NA HONKSHI BALLOKUMET! Ene të rrinë urt se ju çuam Leck Le Plepin e La Madonën e atëherë e shihni. Dhëmprishur!
0 comments:
Post a Comment