
Më datën 19 qershor në Amerikë zhvillohet konkursi i bukurisë Miss USA në të cilin konkuron dhe bukuroshja shqiptare Erza Haliti, e cila mban titullin e Miss Idaho 2010. Erza ka lindur në Kosovë, por për shkakë të luftës, familja e saj është larguar fillimisht për në Gjermani e më pas për në Amerikë ku u vendosën në shtetin e Idahos. Momentalisht ajo studion në vitin e dytë të "Boise State University" për Biologji, duke shpresuar që të vazhdoj studimet e mëtejshme për mjeksi. Erza është e para shqiptare (që njihet) që konkuron në Miss USA dhe nëse fiton këtë konkurs, atëherë ajo do të jetë e treta shqiptare pjesmarrëse në Miss Universe 2011. Ju mund të jepni ndihmën tuaj duke votuar për Erzën - KLIKO KETU PER TE VOTUAR - votë e cila do e ndihmoj atë të renditet në gjysëm finale, pasi këtë vit Miss USA ja ka lënë në dorë publikut për të përzgjedhur vajzat gjysëm finaliste. GO SHQIPE!
0 comments:
Post a Comment