
Ne botuam javën që shkoi një lajm në lidhje me Bleona Qeretin si dhe një video ku ajo dha një intervistë për FNL (Fashion Neës Live). Intervistuesi (i cili njihet paraprakisht me Bleonën) e pyet atë rreth marrjes së nënshtetësisë amerikane DHE të dy bisedojnë me HUMOR rreth kësaj teme. Në fund intervistuesi e pyet si i thonë Faleminderit në shqip dhe Bleona fillimisht nuk e kupton sepse ai nuk i thotë in ALBANIAN por in ALBANESE, ndaj fillimisht thotë thank you dhe pastaj shton ME HUMOR "Jam amerikane tani!" Ajo as nuk e mohoi,as nuk refuzoi,as nuk e devijoi faktin që është shqiptare, por të gjithë ata që dinë të paktën 50% anglisht do e kishin kuptuar që ishte thjeshtë batutë (O ZOT s'më besohet që po më bëjnë të shpjegoj dhe një bisedë normale tani!). Nuk kuptoj gjithashtu,sesi mund të jenë njerzit kaq smirzinj për suksesin e dikujt tjetri. Si e ka arrit,qysh e ka arrit, po problemi i saj. Të paktën ajo e ka futur veten e saj në një shoqëri artistësh dhe evenimentesh në të cilën 99,999999999999999999% e shqiptarëve nuk kanë mundur dot e ndërsa disa merren me qysh_at dhe tek_at e jetës së Bleonës, këngëtarja është duke shijuar jetën që dëshiron. Hajt shnet!
0 comments:
Post a Comment