Showing posts with label vesa luma ti po don 2011 video kenga. Show all posts
Showing posts with label vesa luma ti po don 2011 video kenga. Show all posts

Vesa Luma - Foto nga videokënga e re


Vesa është duke udhëtuar drejt Tiranës, por këtë herë jo vetëm për finalen e "Dancing with the Stars Albania", por dhe për të marrë versionin final të videoklipit të këngës së saj më të re " Ti po don". Si çdo verë dhe sivjet ajo na ka premtuar se kënga do të jetë një hit dhe ne nuk e vëmë në dyshim. Shoqëruar nga një videoklip shumë seksi i xhiruar në plazhet e Vlorës e me një tekst flirtues "Ti po don " e gjen Vesën midis dhjetë modelëve duke u munduar të përzgjedh më të mirin. Po pse duhet të zgjedhi xhamën? Merri të dhjetë hahahaha! Më poshtë po ju sjellim foto nga sheshi i xhirimeve ku Vesa shfaqet me një fustan të bardhë dhe seksi. Mezi po presim për videoklipin të cilin do t'jua prezantojmë në ditët e ardhëshme këtu në Albaniac.