Showing posts with label pluton vasi maya shanghai international film festival swansea bay film festival. Show all posts
Showing posts with label pluton vasi maya shanghai international film festival swansea bay film festival. Show all posts

Pluton Vasi me "Maya" konkuron në "Festivalin Internacional të Filmit në Shangai"


Filmi shqiptar gjithmonë ka qënë i preferuar në Kinë, ndaj dhe seleksionimi i "Maya" të Pluton Vasit në festivalin "Golden Goblet" i cili konsiderohet si më i madhi në Azi dhe mbahet në Shangai, nuk duhet të surprizoj askënd. Ky festival është një tjetër arritje për këtë film, i cili ka marrë pjesë dhe në "Swansea Bay Film Festival" (5-15 maj) të Anglisë ku është vlersuar Vasi u vlersua me çmimin special të "Drejtuesit të Festivalit". Këtë herë (mesa kuptuam,pasi nuk shpjegohet qartë) ky film është në konkurim në kategorinë e regjisë/regjizorëve më të mirë.Le të shpresojmë që të arrijnë të vlersohen dhe këtu me ndonjë çmim, në mënyrë që të kenë mundësinë për të konkuruar dhe në garën e Oskar, për kategorinë e filmit të huaj. Çmimet "Golden Goblet" mbahen në datat 11-19 qershor, dhe transmetohen në mbarë botën nëpërmjet 500 stacioneve televizive. Më poshtë po ju sjellim dhe reklamën e filmit shqiptar "Maya":