Showing posts with label elvana gjata top fest fituesit 2011. Show all posts
Showing posts with label elvana gjata top fest fituesit 2011. Show all posts

Elvana Gjata fiton TopFest

foto TopChannel


Që të mos gënjëj, nuk e ndoqa TopFest këtë vit, as tapetin,as spektaklin,as after-party. Pashë një kronikë nga lajmet e TopChannel dhe skenografia,e artistët mu dukën mirë. Tani po shikoj dhe videon e këngës fituese e cila u shpall Elvana Gjata me këngën " Me ty". Ashtu siç kishim parashikuar, Elvana,Anjëza&Dren Abazi,Flori,Eugen Bushpepaj,Flaka Krelani,Xhensila u shpërblyen me çmimet kryesore. Ndërkohë që dhe Nrg Band,Anxhelina Hadërgjonaj dhe Endri Prifti gjithashtu janë vlersuar me çmime. Do doja të thoja që më bëri përshtypje mungesa e grupit "Fisnikët", por siç e thashë dhe kur mora vesh për herë të parë që do merrnin pjesë në TopFest ...ata nuk duhej të ishin aty. "Fisnikët" janë legjend e asnjë prej artistëve të TopFest nuk mund të konkuroj me ta.