Showing posts with label bojken lako tirana aaa Albi xhepa brezat. Show all posts
Showing posts with label bojken lako tirana aaa Albi xhepa brezat. Show all posts

Kjo është videokënga e re e Bojkenit?



Të them të drejtën, këtë videon kisha disa ditë që e kisha parë,por kujtova se ishte video e vjetër e Bojken Lakos nga vitet 2000-2002, ndaj u çudita kur mësova se kjo ishte kënga e tij e re? SERIOZISHT? Pavarsisht se e kam qejf Bojkenin jo vetëm si këngëtar,por dhe si artist që prej fillimeve të tij me The Fish Hook....seriozisht, kjo videokëngë i përket shekullit të kaluar. Videoja? Kush bën më grafiti rrugëve në 2011, e ato kërcimet idiote në klub pfff. E vetmja gjë që kupton nga kjo video është se Bojkeni qënka plakur e kënga duket si e nxjerrë nga arkivi i viteve kur Bojkeni ishte në kulmin e suksesit lol. Sa keq! Gjithë ky artist fantastik.