Kur ne e kritikuam për fustanin, Aurela u hodh në mrojtje duke e justifikuar me faktin që simbolizon shqiponjën e ka një farë simbolizmi patriotik në të...sepse ai robi nga Ukraina apo Suedija e kupton shumë shpejt këtë krahasim. Nejse! Le të shpresojmë që Aurela të ketë të njëjtin mendim teksa shikon videon e mëposhtme ku fustanit i duket shumë shumë qartë dhe tegelat e në pjesën e barkut i krijohen disa pala të shëmtuara. Jo vetëm unë po askush nuk arrin ta kuptoj këtë zgjedhje të këngëtares e cila në vitet e fundit kudo është shfaqur shik! Në fotot promovuese të Eurovisionit ajo është veshur shumë super, përse në finale duhet ti bëj qejfin Mirela Nurçes? Nëse dëshirojnë të realizojnë diçka shqiptare, stilistja e këngëtarja të kuptojnë se ne nuk kemi vetëm shqiponjën si simbol të kombit, se na hapi trurin kudo që stilon veshjet e përfasuesve shqiptar, bëlldam shqiponjë para-mbrapa.
0 comments:
Post a Comment