Genta Ismajli - Shkune tune

OZM! Kjo video eshte shume shume hot.Me ne fund GENTAAAAAAA! Hallall videoja! me pelqen gjithçka ne te sidomos e veshur me te bardha-super hot! Kengen nuk e kam dhe aq qejf perveçse ritmit beep-beep :) gjithsesi mendoj qe do behet hit fale videos dhe riperseritjes ne ekrane.Shume cool! Une e ♥

Flo i tregon vendin Perez Hilton_it lol

Perez Hilton filloi te ofendoj pothuajse te gjitha vajzat ne episodin e permbledhjes.Njeren e quajti kurve e tjetres i tha se ne fakt po shikonte pucrrat e saj ne faqe etj etj. Keto ishin aq "bad girls" saqe nuk ja mbajti me i kthy nje pergjigje tamam.Kur erdhi puna qe ti kundervirej Florianes...oh sa gabim beri shoku PeRRRREEEZZ HILLLTOOON! Hahahaha! Shikoni se çfare ndodh. Flo i thote atij "Ndaj te gjuajti me grusht Will.I.am se ti je kurve!" Hahahhahaa! ♥ her!


The Bad Girls Club - Permbledhja

Flo (Bad Girls Club) feat. KofI Black - "Tear It Up"

Kjo eshte nje prej kengeve te Florines prej "Bad Girls Club" shkrimin rreth te ciles mund ta lexoni ne suplementin "SH2" te gazetes Shekulli ne Shqiperi. Kenga shoqerohet me fotografi nga programi dhe aktivitete te ndryshme ne te cilat ajo ka marre pjese. Ne na pelqen kenga...po ju si mendoni?

Bad Girls Club Season 4 : Amber vs. Florina(Flo)


Fiksim kur Amber perpiqet te bej sikur nuk ja ka friken Florianes, por shkon dhe fshihet ne makine, teksa Flo me kycin e thyer shkon drejt saj per ta rrahur.Si perfundim...makina largohet hahahaha.

Elvana Gjata feat. Fugaa - Mamani nejen - VIDEOJA E RE SHIKOJE KETU


Videoja duhej te kishte dale te pakten dhjete dite me vone, por Entermedia ka mendu ndryshe dhe e ka leshu sot ne YouTube. Fiksim sekuencat ku jane veshur te dy ne stilin Punk, shume cool po duken. ♥

A mund ta shpëtoj Tingulli 3nt Ermal Fejzullahun? + Videokënga e "I Kom"


Këngët e fundit të Ermalit e pranojmë që nuk ka qënë kryevepra dhe besojmë se dhe vetë këngëtari duhet ta ketë kuptuar këtë pasi jo më kot ka vendosur që në këngën e re të bashkëpunoj me Tingullin e 3nt. Geti shpesh ka shërbyer si komardare shpëtimi për disa këngëtarë të cilët i ka nxjerrë nga situata duke i rikthyer suksesin. Po me Ermalin? Duket se ka funksionuar! Kënga "I kom" është e lezetshme dhe ne na pëlqen, ka pak si shumë "autotune" por sërisht ka shanse për tu bërë hit. Le të shpresojmë që kjo këngë të jetë një rifillim i mbarë për Ermalin. Më poshtë keni mundësi të ndiqni dhe videokëngën...bytha me shumicë, paska pas ulje tek Çamët hahahaha Marr Ermal se je ene i martum, tu tu hedh ato lejzbijkat n'qaf ashtu medet! hahahhaaha sa kom qesh lol

Shiko Videon nga koncerti i INNA ne Shqiperi


INNA ishte ne Shqiperi kete fundjave ku dha dy koncerte. Kengetarja rumune u prit jashtezakonisht mire dhe ne po ju sjellim nje klip i cili eshte postuar keto dite ne faqen e saj zyrtare.




3 hitet e fundit nga Elvana -Flori-Fuga

Ndersa prisni te publikojme sekuencat nga videoja e re "Mamani Nejen" ne po ju sjellim me poshte tre hitet me te fundit nga bashkepunetoret Elvana-Fuga-Flori .










Foto nga videoja e re e Elvanes - MAMANI NEJEN - VETEM NE ALBANIAC!!!



Nese ju shpetoi pa lexuar intervista e Elvanes te shtunen...(prisni dhe disa dite se do e publikojme ketu.) atehere po ju tregojme se ne te ajo paralajmeronte per nje video te re shume cool qe do publikoj se shpejti. Videoja eshte nje bashkepunim me nje prej rrepereve me te mire ne Kosove - FUGA dhe titullohet MAMANI NEJEN qe une nuk e di se cfare do te thote, por do kerkoj te ma perkthejne dhe ju a bej te ditur hihihihihi. Muzika...Flori Mumajesi, Teksti FUGA, Zonja dhe zoterinj kendon...ELVANAAAA GJATAAAA! O sa me kishte marre malli per ato prezantimet e festivaleve. Najzzz! Ne po ju sjellim dy foto eskluzive nga videoklipi (njeren po e mbajme sekret per me vone) dhe sic mund te shikoni dhe vete, Elvana ka pesuar nje ndryshim total. Se shpejti do publikojme dhe disa sekuenca vizive, por per momentin kenaquni me fotot.

Këngëtarja më seksi në Shqipe 2010! - së shpejti rezultatet


O kukuuuuu! Kjo foto është marrë gjatë interpretimit të Zanfinës në një koncert në Kosovë paraqitja e të cilës i ka shtangur spektatorët. Harroje pamjen shumë shumë cool, por shikojini trupin! Me duar në zjarrë Zanfina Ismaili është këngëtarja me trupin më të mirë në Estradën shqiptare. Hot Hot Hot!
Jo më kot ne e kemi shpallur para disa vjetësh si "Këngëtarja më seksi e vitit në Shqipe"! Kjo është një rubrikë të cilën ne e publikojmë çdo vit prej mëse gjashtë vjetësh, dhe rezultatet për këtë vit do i shpallim në fillim të muajit gusht me një intervistë dhe sesion fotografik të këngëtares fituese. Mos harroni të na lexoni!

Kënga e javës - Dafina Rexhepi dhe Etnon (ish Etno Engjujt) - Ti mi then kufijtë


Fiksim! Fiksim kjo këngë! Një tjetër Dafinë shfaqet në skenë. Këtë muaj këngëtarja e re ka publikuar dy këngë me dy prej emrave më të njohur të hip-hopit në Kosovë (Etnon dhe Mc Kresha). Të dyja këngët janë cool por "Ti mi then kufijtë" është më e destinuar për tu bërë hit. Pavarsisht se ndryshon nga klipi në klip dhe luan me pamjen e saj, personalisht mendoj se ka nevoj për një stil pak më të detajuar sepse duket pak si rrëmujë.E njëjta gjë vlen dhe për kërcimet...Duket që videoja është bërë pak shpejt e shpejt dhe nuk ka pasur një numër koreografik, por sërisht jo keq. Shumë po më pëlqen Dafina mua dhe kënga ajjjjjj s'po më largohet nga mëndja! Diçka tjetër në lidhje me video...nuk dua ti pres hovin,sepse është ende në fillimet e saja, por fillimi i videos është kopjuar si ide nga videokënga e Esmeè Denters dhe Justin Timberlake " Love Dealer". Të paktën merrini idetë nga ndonjë video e vjetër apo ndonjë këngëtar i panjohur, po shkoni dhe kopjoni Justin Timberlake lol. Nejse...ja kena fal hahahhaha! Vizitoni ëëë.RevistaAlbaniac.com për të ndjekur këngën. ♥♥♥

Çiljeta publikon "Pse të dua ty" - Shiko Videon Këtu

Më në fund e pamë dhe videon e re të Çiljetës. Sa dëshiroja të mos thoja diçka negative,sepse po duket sikur po e bëj qëllimisht, por dush në mes të detit me çizme deri në gju? Sinqerisht! Ja ju më thoni mua...ç'të shkruaj! Hahahaha! Videoklipi nuk ishte i keq, biles ka shumë sekuenca të bukura, por që fatkeqsisht nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Nga indiane tek dushi në plazh, nga një pozicion super nën dritat lazer tek një video amatore nga lokali që ka sponsorizuar videon (po pra po ma e lexum emrin). Nejse...të paktën kënga është e bukur. Plot ritëm dhe me një refren të këndshëm. Ka disa vende ku vokali i Çiljetës lë për të dëshiruar, por në përgjithësi është super! Ne na pëlqen dhe padyshim një ndër hitet e kësaj vere.