Seldi ♥ Sinanin dhe Sinani ♥ Seldin


Shprehja eshte "Kerko femren" po ne kete rast le te themi "Kerko Sinanin". Shoqja Domenika e BigBrother i eshte drejtuar shtypit dhe ka vjelle te gjitha sekretet mbi lidhjen e Seldit dhe Sinanit. Ajo biles i ka dhene dhe foto intime gazetes "Panorama" e cila ka publikuar intervisten,per te provuar vertetesine e fotove te saj. Po sic mund ta shikoni dhe nga fotoja qe po ju sjellim...Seldi nuk po ben gje, eshte Sinanin ai qe e ka ngacmuar seksualisht hahahhaaha. Amon sinqerisht kush do me ja dit, po e cuditshme pse kjo uli veten (hhhaha uli veten hahahha) dhe u be pjese e ketij skandali, kur vete ne interviste tregon se Seldi i ka treguar qe ai ♥ Sinanin. Tani shih kur me dal Seldi me foto te Domenikes lol.

Une e kam ♥ ket video!!!


Fiksim videokengen e re tw NewPorn dhe Lyrical Son - "Shihemi prap"! Kenga,teksti,ritmi, historia, humori...shume shume fiksim! Me pelqen qe dhe artistet tane po dalin nga kufijte e normales dhe po mundohen te sjellin dicka te guximshme dhe provokuese. Ndiqeni me poshte videon. Zuper Zuper!




Një tjetër festë për "Eagle View"


Fadil Berisha javën që shkoi organizoi një tjetër festë për të promovuar revistën e tij "Eagle Vieë" dhe këtë herë ne ishim prezent. Ajo u zhvillua në klubin "La Pomme" në Manhatan ku ishin të ftuar shumë shqiptarë të njohur midis të cilëve Aurela Gaçe, Anxhela Martini,Blerim Destani,Alma G etj. Në ekrane ishin ekspozuar faqet e revistës te cilat sigurisht shfaqin punën e mrekullueshme të Fadilit dhe bukurinë e natyrës dhe rracës shqipëtare etj etj etj Shumë krenar domethënë! Blerim Destani ishte prezent dhe unë desha ta takoja për të bërë një intervistë, por kishte shumë njerëz dhe ai ishte gjithmonë në shoqërinë e dikujt dhe ndërrova mendje. Në fakt përveç disa miqve të mi nuk takova asnjë tjetër (dhe pse miqtë e mi i takuan të gjithë lol), nuk di pse, por sikur nuk isha në qejf. Megjithatë bëra goxha muhabet me menaxheren e lokalit! Hahahaha! I premtova që për dy vjet lokalin do e ketë ajo në pronësi ( Ti kujtoj vetes të mos pijë më Vodka Fusion!) Fadili po takohej e po fliste me të gjithë, Aurela gjithashtu, ndërsa Anxhela...unë nuk e vura re fare, vetëm kur ma treguan se ku ishte. Në fakt party ishte cool , të gjithë dukeshin të gëzuar dhe personalisht mendoj se të tilla takime duhet të ndodhin më shpesh. Le të shpresojmë! Në një moment një mikja ime më fton të takoj një producent shqiptar i cili banon në Amerikë emrin e të cilit nuk e mora dot vesh, por po më tregonte sesi do xhironte një film në Shqipëri me një producent të huaj që kishte bërë një film të njohur titullin e të cilit prapë nuk e mora vesh (kishte shumë zhurmë helloooo!) I them shokut producent, më jep kartën e biznesit dhe e kontaktoj më vonë, pasi në klub nuk mund të bisedojmë, kur më thotë "Më kërko në Google se më gjen e i mëson të gjitha për mua." E pashë një herë...o shoku producent pa kartë biznesi. Unë të kam këtu ti më thua më kërko në Google? Hahahaha! OK! Pastaj më tregoi sesi një gazetare e cila është më e mira në Shqipëri i kishte bërë një shkrim dhe se ajo punonte për "Shekullin".I them se nuk e njoh. Më shikon i habitur. Ja po kërkoj falje publike që nuk e njoh gazetaren! Hmmm...në rregull. Pastaj më pyet nëse njoh Adi Krastën. Ajo pyetje si me pyet një shqiptar a ke ngrën ndonjëherë byrek hahahha. I them që Adi është në Amerikë (e kisha parë në një restorant, lexo shkrimin tjetër). Shoku producent më shikon një herë pastaj më thotë "Ti vëllai më duket qënke kshu si high (nuk po i gjente dot fjalën në shqip që do të thotë sikur ke pirë drogë). E pashë dhe i them "Me që ma kujtove, po iki të marrë dhe një pije.Shnet!". Mikja ime më tërheq prej krahu më pyet pse po iki dhe i përgjigjem "Ti e gjete ti mbaje!" Sa Çufo ka bota, pse për të gjithë ata do shkruaj unë lol! Si përfundim, revista do dalë së shpejti dhe është cool. Unë u largva pa përfunduar festa akoma, e pas meje pashë të largohej dhe Blerim Destani...me një femër, e cila nuk ishte e njohura e tij. E di, e di...po ja fus kot dhe unë! Për një moment ashtu mendova, derisa filluan të përqafoheshin, e përqafoheshin...e përqafoheshi...ka ndonjëri kokoshka?

Seksi dhe qyteti - Filmat sipas komshijes sime


Hajde më thotë Qazimi (im shoq) se do shkojmë të shikojmë "Seksin dhe Qytetin". E pashë një herë ti bie thashë me vet a mos ti bie. Një herë që bëjnë një film komplet për ne femrat do të vij ky, po pastaj nuk ja prisha. Normale, ja do filloj kampionati botëror i futbollit dhe unë bashkë me atë tek klubi "Birraria e komunitetit shqipëtar". Filloi filmi dolën katër gra me katër ngjyra të ndryshme flokësh të veshura shumë bukur. "Ku jetojnë në Nju Jork këto moj?" më thotë ky i imi...e pashë nuk ju përgjigja. "Moj se mos ka ndonjë Nju Jork tjetër e na kanë gënjyer jetojmë kot këtu" më thotë prapë. Nuk i bëra zë. Në fakt kishte pak të drejtë, si vishen këto me motër sikur jetojnë në pasarela tërë ditën. pale që njëra më gatuante dhe me fustan firmato sikur të ishte nuse prej Korçe! Aman gatim i thënçin, vendoste krem mbi bukë. Më zuri një e qeshur e madhe mua nuk pushoja. Gatuante ajo! Të gjitha më shikonin si të çmendur.Pastaj kur goca e asaj ja vuri duart me krem në fustan...mua të fikët! E kam sharë atë kalama mistrec që ja prishi fustanin firmato...kur shikoj rreth e qark këto amerikankat qeshnin. Pikaaaaa! Ç'kishte për të qeshur aty? 5000 dollarë fustan në plera! E hëngëëëërt! Mesa kuptova unë, këto femrat, pasi ja nxorrën namin e keq vetes në Nju Jork, i çuan në Arabi për ti treguar sesi sillen femrat e mira. Ene shkuan këto atje dhe ju pëlqeu Arabia saaa o Zot ja re bir! Arabi kështu Arabi ashtu! Pastaj nga fundi kur e morën vesh që Arabia e kishte 20.000 dollarë natën apo katër fustane firmato në gjuhën e këtyre, ja futën vrapit ikën për një orë. Shkoi tjetra në mes të shkretëtirës me taka e me fustan nga ato të ballos edhe thoshtë nuk e dija unë që do dilnim në shkretëtirë. Po Arabia e tërë shkretëtirë është moj derëbardhë ku presje të shkoje ti. Pika!!! pasi i bënë një orë reklam hotelit i futën një xhiro nga tregu ku do blinin shoshka dhe çfarë koeçidence moj motër, në mes të arabëve pa ish të dashurin e pastaj pesë minuta më vonë u puthën. Sa u trishtuaaaa ajo kaçurrelsja sa u trishtua! Kjo ka puthur gjysmën e Nju Jorkut more, u bë keq se puthi ish të dashurin...aman na mbushi mëndjen. Po kur i tha burri vetë që të bënin dy ditë në javë pushim! Ja ta provoj Qazimi ti kërkoj ato dy ditët se e di ku i gjen. Turni i tretë roje godine të paguhet ekstra atë më gjen. Andej nga fundi bënë ç'bënë, duruan arabët dhe deshën ti kthenin mbrapsh ndaj, u menduan u menduan dhe si çfarë bënë? Çojnë atë Samantën të bëj seks në publik gjë që në Arabi dënohet me ligj. Kur e panë që dhe atë ja falën, i futën një kile me prezervativë në çantë dhe e degjeneruan në mes të pazarit. Po ku degjenerohej Samanta! Ajo ishte krejzi mo krejzi fare! I thoshte atyre sesi e bënte. Ja të iki ndonjëra ta provojë atë punë me të vërtetë se kur ta mbulojnë me gurë. Pikaaaaaaaa! Me tërmend kjo? Dhe kështu mbaroi filmi u kthyen këto të lumtura në Amerikë. Më mirë të dali nami sesa pa ...atë nishanin ishte kuptimi i këtij filmi. Kur po dilnim Qazimit i qeshte buza vesh më vesh. Atëherë me erdhi inat, se dhe një film që e bëjnë për neve e bëjnë sikur u përgjëruam për budalliqe, e të qesh ky me filmat e mi?! Bam! Ja kërrcita një herë të vinte në realitetë se shkojmë në shtëpi e kushedi ç'e gënjen mëndja, po më blen ndonjë fustan 5000 dollarësh e po kërkon ti gatuaj me atë veshur.Ja më la mendja mua!


Neser (e shtune) se bashku me gazeten Shekulli dhe numri i ri i SH2


Kjo eshte kopertina e suplementit SH2 i cili botohet neser se bashku me gazeten Shekulli ne Shqiperi. Shkrimi kryesor sjell fotografite nga femijeria e mbi 20 artisteve shqiptare me popullor te momentit ne Shqipe. Mos harroni ta blini neser! Be Cool Be SH2!

Çiljeta bohet indione





Çiljeta se shpejti do tw publikoj videon e saj te re e cila siç mund ta shikoni dhe ne videon e meposhtme eshte nje bashkepunim me grupin e "Bizeleve"? Mesaduket mashurkat nuk paskan qene te disponueshme kete vere hahahahaha. Pas ciganes,boksieres,francezes,dhe ruses tani Çiljeta ka vendosur te jete indiane. I shkon i shkon...po na pelqen. Sa per kengen, do ju duhet te prisni edhe pak, por per momentin mjaftoheni me reklamen. Ndiqeni...