Kam nje parandjenje se Juliana dopozicionohet ne vendin e katert. Nuk di pse e kam parandjenje :) Suksese!
SH2 dhe Albaniac neser ne treg me gazeten SHEKULLI.
SH2 shekulli fadil berisha alma g anabel lorik cana seldi big brother eliza dushku aurela gace
11:37 PM
Nuk e keni marre SH2 me gazeten SHEKULLI akoma? Atehere nuk jeni cool se vetem ata qe jane cool lexojne SH2_shin hahhahahhahaaha Alma G,Fadil Berisha i ndryshon imazhin Miss Amerikes-Eskluzive-,Lorika Cana me te dashuren e re re angleze,Shiko Seldin e Big Brother me breke, CNN emision per Shqiperine?,Eliza Dushku nder me seksit ne Amerike,Stresi got a gun,Aurela Gace e qan Celine Dion, Tuna pas martese dhe nje foto eskluzive per SH2 nga sesioni i Anabel. NESER NE TREG! BE COOL! BE SH2!
Kënga më e mirë në Bullgari...një këngë shqipëtare- SHIKO VIDEON
Oh ironia...ironia! Kënga "Fluturimi 3470" , kompozuar dhe kënduar nga Flori Mumajesi & Soni Malaj, ndoshta nuk ishte aq e mirë për të fituar çmimin e parë në festivalin "Kënga Magjike", por ka qënë e mirë mjaftueshëm sa të korri sukses të madh në Bullgari dhe të nominohet në "Ballkan Aëards" si kënga më e mirë prezantuese nga Bullgaria. Pra Flori në këtë ceremoni çmimesh të Ballkanit, është vlersuar me dy çmime. Në versionin bullgar kënga mban titullin "Nishto Ne Znaesh" dhe këndohet nga Emanuela & Krum. Versioni bullgar (i kanë blerë të drejtat e këngës, nuk është vjedhur) është po aq i mirë sa versioni shqiptar. Emanuela më pëlqen shumë, ndërsa Krum...eh, ok!
Rita Ora në videon "Over" të Drake - SHIKOJE VIDEON
Ne ju treguam javë më parë që shqipëtarja Rita Ora do shfaqej në videon e re "Over" të rrepistit të njohur Drake dhe tani po ju sjellim fotot e Ritës nga kjo video. Kënga është bërë hit në Amerikë dhe është hapi i parë që Rita hedh në tregun Amerikan të muzikës. Ajo ka lidhur kontratë me RocNation të Jay Z, kompani e cila po përgatit dhe albumin e saj muzikor. Ndërkohë ne kemi mësuar që Rita është duke xhiruar një videoklip të sajin dhe mezi presim të shohim se ç'farë do të sjellë, apo nëse do të transmetohet në kanalet muzikore etj. Më duket se më në fund do e kemi dhe ne një shqipe në MTV. Hajdeeeee!
Tirana Fashion Week - Veshje, modele dhe sëmundje lëkure
Për një vënd që nuk ka një linjë veshjesh "Made in Albania" dy evente mode "Fashion ëeeks" duken si të tepruara. Megjithatë, duhen përuruar,sepse tregojnë që dhe në vendin tonë po bëhet një përpjekje për të vënë në lëvizje dhe për të krijuar një treg mode. Fatkeqësisht, gjithkush e ka vënë re se java e modës ka qënë një përpjekje e guximshme...e suksesshme, por sërisht pa mundur të tregojë një profesionalizëm aq të kërkuar dhe Të detyruar për aktivitete të tilla. Për të patur një ide të përgjithshme, po ju tregoj se javët e modës në mbarë botën nuk janë thjesht sfilata rrobash që mund ti blesh të nesërmen në dyqane, por një shfaqje e cila i paraprin modës që do të shihet në muajt e ardhëshëm, në sezonin e ardhshëm. Një event ku shkëmbehen dhe lidhen kontratat e mundshme për biznes. P.Sh. nëse një kompanie të caktuar i pëlqejne veshjet e një stilisti, atëhere lidhin kontratën me të për të prodhuar dhe shitur këto veshje në dyqanet e tyre. Gjithashtu, veshjet e prezantuara nga një stilist në pasarelë, gjithmonë kanë një ide të përbashkët,një element të përbashkët, një ngjyrë e cila vihet më në dukje e cila do të jetë dhe ngjyra dominuese e sezonit për krijimet e atij stilisti. E njejta gjë vlen dhe për pamjen e modeleve etj etj.Tek "Tirana Fashion ëeek" është e vështirë të kuptohet nëse veshjet janë për pranverë, verë apo vjeshtë. Shumica e stilistëve kishin krijime të bukura aty tek tuk, por nuk të binte në sy asgjë origjinale, thjesht fustane të bukura. Thuaj...nëse do i përzjenin veshjet e disa stilistëve së bashku, nuk do mund të dalloje dot punën dhe stilin e njërit nga tjetri. Stilistët veç ishin gjysma e së keqes! Fol për modelet!!! Të bukura, por shumica e tyre aspak elegante apo fisnike çka janë dhe pjesët kryesore të bukurise që duhet të ketë një modele. Për më teper, lexuesit aq të apasionuar pas modës i ka shtangur fotoja e një modeleje e cila kishte lekurën e kurrizit të infektuar. Nuk ndodh në botën e modës (që është një botë SHUMë SHUMë sipërfaqësore, dua të them...flitet për bukurinë apo jo?) që të ngjitet në pasarelë një modele me infeksion në lëkurë dhe për më tepër, një modele kurrë nuk ja lejon vetes të shihet në atë gjëndje. Faktkeqësisht, në atë fotografi të sajën publikuar prej Reuters, "Tirana Fashion ëeek" tregoi se zhvillohet thjesht nga entuziazmi dhe pasioni i organizatorëve, duke bërë që të anashkalohen shumë gjëra të cilat në botën e modës janë të pafalshme dhe më tepër se kushdo, stilistët pjesmarrës duhet ta dinë këtë.Ndoshta më mirë vitin e ardhshëm.
Capital T publikon "Come Around"- SHIKO VIDEON
Ne e vlerësuam si talentin e ri më të mirë të vitit 2009 falë hitit "Supersëeet". Tashmë Capital T po na provon që kishim mëse të drejtë duke nxjerrë më një maj një tjetër këngë e cila mendojmë se do jetë një prej më të mirave të këtij sezoni. Titullohet "Come Around" dhe videon e saj do ta shihni javën që vjen në të gjitha kanalet muzikore. Ai mund të jetë vetëm 17 vjeç, por ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të njohur të muzikës në Shqipe si Don Arbas,Dafina Zeqiri, Flori Mumajesi etj dhe me shumë siguri e themi që është ndër të paktët artistë të rinj që premton një të ardhme të suksesshme. Për më tepër videoja e tij "Supersëeet" ka arritur te vizitohet mbi 650.000 herë në YouTube, një rekord për një artist të ri.
Ish-e dashura e Tiger Woods e fiksuar me UÇK
Këtë gocën do ta marrim ushtare!
Kur shpërtheu skandali Tiger ëoods, në të gjithë shtypin Amerikan u publikuan fotot e Rachel Uchitel - vajza e cila akuzohej se ishte e dashura e tij dhe arsyeja e prishjes së martesës së golfistit më të mirë në botë. Ne shqipëtarët nuk e kemi dhe aq për zemër golfin ndaj normale që nuk na interesoi si shumë kjo mesele, por kur vumë re se Rachel ishte fotografuar duke mbajtur në kokë një kapele me stemen e UÇK-së u shtangëm. Opo sinqerisht u shtangëm, se nuk gjenden dhe aq kollaj në Manhatan ore jo! Me stemën e flamurit shqiptarë edhe ndoshta, por me shenjën e UÇK?! Bah! Fillimisht kujtuam se ishte thjeshtë një koeçidencë, por jo jo jo! Ajo shpesh herë është fotografuar nga paparacët me kapelen e UÇK-së në kokë, biles dhe gjatë një vizite në Australi. Shikoni fotot dhe binduni vetë. Tani...ajo çka duam të dimë ne, është sesi i ka rënë në dorë kapelja! Nëse dikush ka ndonjë informacion të na e dërgojë! Jo se kushedi çfarë ore jo, por kështu si tipa kurioz që jemi, po vdesim për ta marrë vesh.
Ermal fejzullahu publikon videokëngën "Ti Dua Sytë" + videoja ketu
Mund të mendosh se kur dikush martohet, bëhet me fëmijë, ka një karrierë të suksesshme dhe është ende në moshë të re, mund të jetë njeriu më i lumtur në botë, por nëse do ta gjykonim Ermalin bazuar në repertorin e tij të fundit...largqoftë nuk dimë ç'të mendojmë. Këngëtari duket i fiksuar mbas aksidenteve me makinë. Pas "Ti Prit dhe Pak" ai sapo ka publikuar videokëngën e re "Ti Dua Sytë" që i dedikohet një vajze e cila ka humbur shikimin gjatë një aksidenti me makinë me të dashurin. Hmmm...ok! E kuptoni? Telenovelë spanjolle, Rubi Rubi Ruuubiiii hahahahaha. E marr vesh që është një temë e trishtuar e nuk është për të qeshur, por nëse e keni parë videoklipin do të më kuptoni shumë mirë. Tani...kjo vajza është e verbër, megjithatë del vetëm në mes të natës...eh? Ene, ecën kjo vajza në mes të rruges, në mes të natës, në një vend të shkretuar, dhe e sulmojnë disa rrugeçër. Uaaaa sa frikëëë! Po ti mos u frikëso se Ermali di karate dhe vjen ai i rref këta çunat e këqinj. Ndërkohë kënga vazhdon "Ti dua sytë edhe kur qan/ Shikimin tënd që më s'e kam/merri sytë e mi kur të merr malli /vetëm një sekond bota do ndali/". Anormale! Kënga është ok, asgjë speciale e ne po shpresojmë se videokënga që ai do publikoj në muajin qershor në mos speciale, të paktën të ketë pak kuptim.
Parashqevi Simaku i "largohet skenës"
Duket se lindja e fëmijës e ka bërë Parashqevi Simakun që ti largohet skenës. Këngëtarja tashmë po bën disa vite që jo vetëm nuk ka publikuar ndonjë material të ri, por as nuk ka marrë pjesë në ndonjë aktivitet muzikor të rëndësishëm. Megjithatë kjo nuk do të thotë se fansat e kanë harruar, pasi vazhdimisht në profilet e tyre në Facebook,YouTube apo MySpace ata vendosin klipe të këngëtares në koncerte e festivale të ndryshme. Ne po shpresojmë që ky largim të mos zgjas më tepër, sepse vërtet na ka marrë malli për zërin dhe prezencën e saj në skenë.
Juliana - E sigurtë në finale!
Pasi ka marrë vetëm vlersime pozitive nga interpretimet e saj, Juliana duket se e ka të siguruar dhe pjesmarrjen në finalen e Eurosong. Në natën e parë skualifikuese ajo do të ngjitet për të konkuruar në skenë e dymbëdhjeta, mbas Maltës dhe përpara Greqisë. Të dyja shtetet kanë këngë shumë të dobta. Malta prezantohet me një baladë që të vë në gjumë, ndërsa Greqia me një këngë që thotë rreth pesëdhjetë herë Opa! Dobësia e këtyre këngëve do e ndihmojë më shumë Julianën duke e nxjerrë më në pah interpretimin e saj të shkëlqyer.Ne i hodhëm një sy shtatëmbëdhjetë këngëve konkuruese të natës së parë dhe vetëm nëse ngrin ferri, do të ndodh që Juliana të mos kualifikohet. Nata e parë finale do të zhvillohet më 25 maj dhe vetëm dhjetë nga shtatëmbëdhjetë vendet konkuruese do të kualifikohen për në finale.
Genta nuk fiton...+ videoja e shpalljes se cmimit final
Ndërsa ne i urojmë suksese Oni Pustinës për fitoren, nuk mund të mos e themi ashtu siç e kanë thënë dhe shumë e shumë shikues këto ditë se; fitoren e meritonte Genta Ismajli. Po hyj drejtë e në temë, pasi rezultati i votimit këtë herë tregoi se në të vërtetë të gjitha ato mesazhet-vota të dërguara nga shikuesit nga mbarë Shqipja, nuk kanë aspak vlerë. Për të vërtetuar këtë që thashë. Javën e shkuar Genta mori vlersimin më të ulët nga juria, çka e renditi të fundit në klasifikimin e jurisë.Gjithsesi "votat" e publikut e mbajtën Gentën dhe nisën në shtëpi Julin. Domethënë Genta perveç Arian Çanit ka pasur vlersimin më të mirë të jurisë dhe publikut, por nuk fitoi? Gjithashtu javën që shkoi në spektakël u lëshuan disa komente psh. Arjani pa patur lidhje me numrin e kërcimit i tregoi Gentës se ishte veshur kuq e zi me marr votat e patriotëve ( po re po dhe votat e partizanëve pffff) dhe se nuk i pëlqente që ajo po kishte kaq shumë siguri që do të fitonte. Na fal byrazer, po aty të gjithë kujtonin se do fitonin, çka më sjell ndërmend Julin. Boooooo! Si qau ai? Po këto janë programe zbavitëse, aq më tepër kur konkurentë janë artistët...njerëzit duhet të bëjnë qejf e jo ti marrin kaq seriozisht. U bë DëTS Albania si me qënë lojrat olimpike.Humbe konkursin e kërcimit amon gjë e madhe! Më pas, shkoi dhe i tha Ilirit se po shkonte kundra publikut shqipëtar. ALLOOOOO! Për mendimin tim Iliri shumë ju ka bërë qejfin, se të gjithë përfshirë dhe Genta i keni ngatërruar dhe në finale ritmet e numrat e të gjitha. Të kishte filluar kritikën profesionalisht siç duhet nuk do kishte kohë Juli të bënte më shaka. Së bashku me Arjanin, ata kërkuan të krijonin përshtypjen tek publiku se Genta e kishte të sigurtë apo të premtuar fitoren që ndoshta kjo të ndikonte negativisht në publik. Kështu ndodhi. "Publiku" votoi per Oni Pustinën, por fatkeqësisht askush nuk u bind për votimin, pasi kur u shpallën fituesit shumica e njerëzve nuk shkuan të përqafonin çiftin fitues, por Gentën dhe partnerin e saj Dionin, biles nëse e vutë re ishte një moment kur fituesit ngelën vetëm ndërsa Genta dhe Dioni ishin të rrethuar nga një turmë njerzish. Çka mendoi Genta për humbjen? Nuk e di vallaj, por veç pash që kur në një moment Alketa e kapi për dore për ta mbajtur në skenë ajo as nuk ndaloi fare, por shkoi të takoj dikë në sallë. Organizatorët u përgatitën për më të keqen dhe vazhdimisht jepnin pamjen e sallës nga lartë, ndoshta për të mos treguar zhgënjimin që shfaqej hapur në fytyrën e personave prezent. Kjo u duk më së miri në minutat e fundit, kur Alketa tha se nuk kishin mbaruar akoma, dhe i kërkoi njerëzve të largoheshin nga skena...askush nuk e dëgjoi dhe regjia pa asnjë lajmërim të mëtejshëm vendosi titrat dhe "Shihemi vitin tjetër!"
Subscribe to:
Posts (Atom)