Alarm! Alarm! Adelina pozon nudo!!!

Interpretimi i Adelines tek "Kenga Magjike" beri t'ju bjere goja shume njerezve te cilet kushedi nga e kane bere xhiron keto 20 vjetet e fundit dhe u cuditen shume sesi kengetarja kishte dale ne skene pa pantallona apo pa fustan atllasi. A e thashe mire mo? Atllas apo akllas? Si tingellon me mire turqisht? Apo sic do thoshte Domenica e BB3 atAAllaAAseEE hahahhaa. Adelina do shprehej se nje reagim te tille nuk pati nga publiku as ne 1996 (ku po si tek Kenga Magjike ajo u prezantua ne skene nga Ardit Gjebrea)!!! Per ti kerkuar "falje" ne nje fare menyre atyre nga zona e te indinjuarve, Adelina ashtu sic di vete vendosi qe per nje reviste X te njohur shqiptare te realizoj nje sesion fotografik ku do te shfaqet pjeserisht e zhveshur nga rrobat, por e veshur me cokollate dhe ju e dini qe ne per cokollata vdesim ndaj dhe mezi po presim mberritjen e fotografive hihihihihii. Po dhe kjo! Tani qe ne vendosem te fillojme djeten shkon e mbulohet me cokollate mmmm lol Kur te na bien ne dore fotot do ti keni ketu ne Albaniac te paret! Opa!
ps. E di qe ne titull thashe nudo lol po dhe juve me termend!!! Pse c'u be ketu hahahaha. Fotot do jene erotike-artistike-sensuale dhe shume shume hot! Kete ju a garantoj!




Ringo Starr i do shqiptaret :)

...ose te pakten shqiponjen shqiptare. Kengetari, pjestar i grupit te njohur The Beatles gjate promovimit te albumit te ri "Y Not" eshte fotografuar nga fotografet me nje bluze qe ka te stampuar simbolin shqiptar - shqiponjen dy krenareshe. Nderkohe qe shume firma te njohura ne bote se fundmi kane kopjuar simbolin tone dhe e kane stampuar ne produktet e tyre perfshi ketu Lucky Brand apo Guess etj, ne jemi mese te sigurte qe ndonje nga shqipet e Londres ja ka bere Ringos dhurate lol Shaka eh!

Videoja e Javes - UFO CLICK me "Thu as vet s'e di"

Kjo eshte kenga jone e preferuar per kete jave; "Thu as vet s'e di" nga UFO CLICK. Nderkohe qe grupi eshte i njohur ne rrethet underground ne Kosove, me kete kenge tashme e kane te siguruar dhe suksesin e nje publiku me te gjere. Kenga eshte pak Old School dhe me kujton Cyprus Hills (super jane ata) por realizuar shume mire dhe videoja FIKSIM! Ok!Jepini nje te degjuar.






"Le Silence De Lorna" tani dhe ne DVD (Ne Amerike)

Filmi "Heshtja e Lornes" pas shfaqjes ne kinemate Amerikane dhe pas vlersimeve shume pozitive si te filmit ashtu edhe te lojes se Artes, me se fundmi ka mberritur dhe ne DVD.Te interesuarit mund ta shkarkojne filmin online ne Blockbuster.com ose ta blejne ne dyqanet e tyre per $19.99 apo dhe ta marrin me qira. Filmi gjithashtu mund te gjendet dhe ne sherbimet e Amazon.com apo Netflix.com

Videot e Seldit te BigBrother 3

Nuk eshte mbushur java dhe duket se banoret e BB3 kane filluar te fitojne fanset e pare. Seldi deri tani eshte banori qe ka nxitur me teper kuriozitetin per faktin se eshte disi me i njohur per publikun pasi nuk eshte hera e pare qe del ne ekranin e televizorit. Ai ka realizuar tashme dy videoklipe si dhe ka marre pjese ne TopFest. Po keta sikur nuk i pranonin njerzit e njohur ne Big Brother dhe per kete arsye hoqen Virusin vjet qe te na faliper injorancen po ne Shqiperi ate nuk e njihte njeri. Apo i famshem ne radio...amon. Nejse...per fansajatat lol e Seldit kemi mesuar se ai ka kohe qe deshiron te arrij sukses ne muzike dhe arsyeja kryesore e hyrjes ne BB3 ka qene pikerisht promovimi si kengetar. Me poshte ne ju kemi sjell tre video me kenget e tij dhe nese muzika ju duket disi e njohur, kjo pasi Seldi eshte shume shok me Sinanin qe do te thote se ne episodet e ardheshme patjeter do jete i ftuar dhe shoku Sinan.










ps.Videot u mundesuan nga Besfort.de dhe Albavideo.Blogspot.com


BB3 + FIKSIMI I ALBANIAC!!!

Ka filluar Big Brother3, programi me i ndjekur ne tv pas "Op Labi Party!" hahahha Ju them paraprakisht qe une nuk para i ndjek keto programet "vertet tv", mund ti hedh ndonje sy nga hera ne here, por asnjehere ne menyre sistematike ndaj mos prisni shume lajme nga banoret e shtepise me te famshme ne Shqipe. Qyqja do ngaterrohemi tani, Big Brother Shpija Kafazja, kush o kush... e na hapen pune! Kete here si pak e erret studioja apo i kishin ul dritat qe te dukej ai syri prej flake? Aaaaaa efekte super special mmm bravo topi hahaha! Ne pergjithesi ok, te pakten aq sa pashe une vetem se kete here plasi fallcifiteti sa pa hyre ende. Ajo shtepia me dha te drithurat ata "Shume bukur Albana!" gjona te trasha as nuk e kuptun qe i futen aty "PER GALLATE ma!". Po hej! Kur ka fillu Big Brother me kopju Kafazen amon! A nuk e beri Kafazja kete ne edicionin e fundit? Flit e qesh Arbana me ju len me kuptu atyre se e gjitha ishte per shaka, po jo re ti jo ata "SHUME BUKUR SHTEPIA!" Pastaj nuk i vej faj dhe atyre se ngaqe ishin live difekte teknike ndohen me shumice. Sic thoshte njehere e nje kohe rahmet paste Eva Idrizllari "Ndodhin keto gjera kur je ne transmetim te drejtperdrejte (apo sic themi ne 2010 ne shqiptaret LIVE). Ne pergjithesi keta banoret e pare sikur jo dhe aq interesante eh? Psh. vitin e pare Najada ra direkt ne sy, vitin qe shkoi Bjordi ra ne sy, kete vit...qyqja prape paska ardh Arjoni e? Oops! Qenka Jetmiri! Sa ngjakan amon, po e kuptova qe s'ishte Arjoni kur tha ky qe lexon libra. Domenica...ajo do zihet e para me dike. Pse e fliste shqipen ajo me aksent italian? Amon ore se ne beme nje dekad ne Amerike po nuk themi "pergjAJgja imeeee do iSHTeeeeEEE" pffff Simpatike, por duket sikur i pelqen shume vetja. Xhimi duket ok, por e prishi kur pershendeti norvegjezet ne anglisht. Dua te them...eh?Si me pershnet ciganen ne frengjisht lol. I pamartuar ky? U menden mamate!!! Seldi duket cool. Studion, ka shtepine me vete, kendon, i bie pjanos ene i duket vetja shume seksi. Do kenaqemi se ky vec do kendoj. Fiksim Valentina! Kjo ishte nga Memaliaj, banonte ne Vlore po biznesin e kishte ne Tirane...hmmm? Punoi kjo disa vjet ne emigrim dhe u kthye ne Tirane hapi biznes. Sa mire e paskan paguar, po na thuj dhe neve mi se u rropatem lol. Difekti i Valentines ishte qe ecte me shpejtesi po jo dhe aq difekt se ashtu e ka jeten, po tjeter difekt eshte qe i jep policia shume gjoba per....SHPEJTESINE! hahahhahaa Kjo tip! FIKSIM! POR POR POR POR POR POR POR POR FIKSIMI PERZGJEDHJA FIKSIMI ME I MADH I JONI ISHTE ADADADADDADADADADADDADADADDADADADDA BERBERI ARTISTST EDUARTI!!!
Kur une i dhashe shpresat se ndonje rob gallate do ishte pjese e ketyre kullerave, del Eduarti.Jam mek tu qesh, shume i forte ky o njeri. Kur thote njehere se "Berber eshte pak fjale e rendomte se une jam nji artist" hahahhahaaha O ti fitofsh 100.000.000 Lekat! E meqe ra fjala, po e ben 200.000 euro vitin tjeter keta, shkova une !


FIKSIMI ALBANIAC NE BB3- EDUARTI

Noizy i Allo Allo Bleros!

Degjojme se...Blero dicka ka fol per Noizy_n, e ajo dicka ka qene ne forme mesazhi ne celular dhe jo fort e mire, cka shume e ka nervozu Noizy_n i cili i ka bo nji telefonat Bleros ene "La Vida Loca" ka ndodhur me pas! Sesi ka qene puna tamam nuk e di, por di qe Noizy ka pas bo "Street Fighting" ene Blero jo hahahha. Meqe ra fjala kjo s'ka lidhje me kengen e re "Telefoni" te Noizy e cila eshte shume hot a s'po mendoni? Jepini nje te degjuar:
Ps. Nje keshille Noizy_t - Ne Facebook egziston nje llogari ne emer te tij, ku jane publikuar shume foto personale te cilat shoqerohen me sharje nga me te ndryshme rreth tij dhe personave qe shoqerohen me te. Bej nje ankese e ta mbyllin se jo mire... kliko ketu



Genta dhe bullgari Azis jane kusherinj

Dhe Genta zyrtarisht thyen rekordin si kengetarja me kenget me te huazuara ne tregun muzikor shqiptar. Ky rekord i cili mbahej me pare nga Sinani, e vendos Genten atje lart, ne te njejtin nivel me superstarin bullgar Azis cka po na ben te dyshojme se mos keta kane ndonje damar te perbashket. Arritja e ketij rekordi u be fale interpretimit te kenges "Bombarder/Ti vetem zemrat" qe kengetarja e ka huazuar kompletamente nga "Priznay si" e Pepa. Ju hengert mortja se po na beni de me mesu bullgarisht hahahhaha tu ju ndjek keto kopjimet nga pas.

Genta:



Pepa

Emisioni "Opinion" e ben nje gabim trashanik

Isha duke ndjekur ne Klan para tre javesh emisionin "Opinion" ku po transmetoheshin disa prej momenteve me te bujshme te vitit 2009 ON dhe OFF RECORD! Pervec faktit qe dhe emisioni me jetgjate dhe me i rendesishem (ne temen e politikes) ne Shqipe nuk arrin ti shpetoj dot fjaleve te huaja dhe pse shprehja me e sakte ne anglisht ketu duhej te ishte ON CAMERA dhe OFF CAMERA...u cudita sesi ne menyren me amatoreske po thyhej nje rregull shume thelbesor i gazetarise; Materialet te cilat regjistrohen si OFF THE RECORD (jashte regjistrimit,jashte syrit te publikut ose sic themi ne -midis nesh-) nuk munden kurresesi te behen publike SEPSE jane materiale te cilave nga i intervistuari NUK ju eshte dhene e drejta te publikohen dhe kur ndodh e kunderta, mund ti drejtohesh gjykates. Sigurisht, ne Shqipe i pret te gjitha, por mu duk sikur arsyeja qe keto materiale po beheshin publike ishin per te rritur pozitivisht figuren e drejtuesit te emisionit Blendi Fevziu. Sikur donte te thoshte " Shih me c'kam te bej une!" Ok ! ok! Te jesh drejtues televiziv ne jete nuk eshte gje e lehte, por ne fund te fundit per kete paguhet. Per ta bere disi me te qarte kete "problem". OFF THE RECORD, eshte nje shprehje e cila perdoret midis gazetarit dhe te intervistuarit, kur i intervistuari nuk do te flase publikisht rreth nje ceshtje te caktuar per arsye te ndryshme dhe i tregon gazetarit psh "Mos me bej pyetje rreth X teme, sepse ende nuk eshte bere kontrata dhe me shkakton probleme me shtepine diskografike." dhe ti si gazetar NUK mundesh ta publikosh kete,sepse i krijon probleme artistit i cili mund te humbasi kontraten dhe te hedh ne gjyq sepse te paralajmeroi! Ne rastin e "Opinion" Ylli Pango i thoshte Blendit "Mos me pyet per x ceshtje..." ky i thoshte po une ta bej pyetjen e ti pergjigju si te duash. HUH? E jep edhe ne video, ne televizion mbarekombetar!!! Hahahahha! Skandal! Tani, ishte nje moment ku Pango kishte nevoj te shfryhej publikisht dhe u shfrytezua nga Klan, se tamam-tamam, ai sapo te ishin kthyer live duhej ti kishte thene publikut "Me falni, por drejtuesi i emisionit nuk po me respekton dhe ndaj po detyrohem te largohem." Shnet! Arsyeja e vetme qe me beri pershtypje kjo gje, ka te bej me faktin qe ndodhi ne "Opinion"...se po mendoja "Imagjino c'behet me keto emisionet e dores se 15 lol".

Per heren tjeter Klani, ja dhe shpjegimi ne anglisht sic e doni juve lol:
off-the-record: unofficially/secretly, in secret

Luari - Film Premiere

Kjo eshte videoja e kenges "Film Premiere" se Luarit. Realizim shume i mire dhe me pelqen menyra e te kenduarit te kesaj kengetare.Ze i paster, fjalet i kuptohen dhe pa cirrje sic ndodh zakonisht ne baladat shqiptare.

Ruzhdi Bojani ne SuperStar te Gjermanise

Quhet Ruzhdi Bojani dhe eshte kualifikuar suksesshem ne konkursin me popullor te talenteve muzikore ne Gjermani, "Superstar". Ai eshte me origjine nga Kosova, sic ka treguar dhe ne prezantimin e tij perpara pjestareve te jurise te cilet kane vlersuar jo vetem menyren e te kenduarit te Ruzhdit (apo Ruzhdiut?) por edhe faktin qe luan ne kitare. Nderkohe qe ne do ndjekim hap pas hapi kete konkurs per te pare se c'do ndodh me Ruzhdiun, per momentin po ju sjellim prezantimin e tij te pare ne "SuperStar". Keshilla ime e pare do ishte ne lidhje me floket. Nuk di une si o moda ne Gjermani, po duke qene se gjermanet nuk shquhen per mode sidoqofte...bej nje xhiro nga Italia ene rregulloji.Personalisht mendoj se zerin e ka shume te mire per r'n'b apo pop vetem se i duhet me teper pune qe te kendoj pa sforcime dhe sa me lirshem. Ndoshta kenget e Usher do i pershtateshin me se miri vokalit te tij.Thjesh po them amon...se e di qe s'jam Simon.Kush tha se du me qen' Simon njihere? S'ka miljona qe ja rregullojne floket atij hahahhaah.Sa tangelliks i jom dhw une amon!


Fotot te tjera te Zanfines me lookun e ri!































Zanfina nderron look - PUNK!!!

Ajajjajjaja! Kush e ka ndjekur ne koncert tek Rinora ne Zvicer, ka vene re qe kengetarja ka rruajtur floket ne nje ane dhe eshte shfaqur ne skene e veshur me se shumti me te zeza dhe me dorashka e argjendurina te stilit rrok neper duar. Te gjitheve ju ka pelqyer look_u HOT i Zanfines e cila ka treguar per Albaniac se e ka bere kete per te qene ndryshe nga kengetaret e tjera te Estrades te cilat kohet e fundit kane filluar te duken njelloj. Transformimi do vazhdoje dhe me tej, pasi Zanfina ka vendosur ti pres edhe me teper floket e gjata, gati ne kohe per xhirimet e klipit te ri i cili mesa degjojme do jete hot hot hot!

Tuna, Geti, Meda - Vere e nxehte

Nje kenge kenduan keta me Meden dhe u katranosen fare. Po pse video eshte kjo? Hajde lozim televizorash! Ti kendo, ti tallu une po maj kameren,ja fusim pastaj nje Sepia ne kompjuter edhe thuju shokve mos ma bejne hej hej hej hhahahaahah .Cuditerisht kenga me pelqen...nuk e di pse por me pelqen.Oh Meda ta honksha syrin! Hopa! hahahhaha
PS. Fiksim kur thote Tuna "S'ka me hite" :)))
PS2. Fiksim bishtin kacurrel te Getit


Jo me DOLLHOUSE per Eliza Dushkun

Serite qe momentalisht po shfaqen ne kanalin amerikan FOX jane te fundit per serialin "Dollhouse" ku interpreton shqiptarja Eliza Dushku. Fatkeqesisht dhe pse kishte krijuar nje baze te forte fansash, numri i shikuesve nuk ishte i mjaftueshem per ta mbajtur "Dollhouse" ne transmetim. Gjate 2010 Eliza do shfaqet ne ekranin e gjere me dy filma "Locked In" dhe "Noah's Ark :The New Beginning"

Vlersimi final i "Festivalit te Kenges ne RTVSH 2009"

Juliana Pasha - Nuk mundem pa ty (133 points)
Anjeza Shahini - Në pasqyrë (118 points)
Kamela Islami - Gjëra të thjeshta (116 points)
Pirro Çako - Një tjetër jetë (106 points)
Flaka Krelani - Lë të bëhet çfare te doje (99 points)
Bojken Lako & Banda Adriatica - Love love love (98 points)
Denisa Macaj - Aria (92 points)
Dorina Garuci - Sekreti i dashurisë (78 points)
Mariza Ikonomi - La, la, la (76 points)
Rovena Dilo - Përtej kohës (69 points)
Iris Hoxha - Zërin tim ta ndjesh (67 points)
Erga Halilaj - Party (66 points)
Erti Hizmo & Lindita Halimi - Nuk të dorezohem (66 points)
Goldi Halili - Tirana Brodway (64 points)
Kejsi Tola - Ndonjëherë (58 points)
Stefi & Endrri Prifti - U dogjem mrekullisht (45 points)
Guximtar Rushani - Gëzuar (43 points)
Era Rusi - Fjalë dhe gjunjë (41 points)
Teuta Kurti - Mall i pashuar (19 points)
Claudio La Regina - KY I SHKRETI S'MORI PIKE

Perse do te shkoj ne Eurosong, Arditi?

Ndersa te gjithe po diskutojne te acaruar menyren 20euroshe te votimit, mua me lindi nje pyetje se perse Arditi, i cili ka nje festival te tere nen pronesi tenton te fitoje cmimin e pare te " Festivalit te Kenges ne RTVSH" dhe te shkoj ne Eurovision???!!! Ne fund te fundit, po ta kishte kaq fiksim, ai s'do kishte lene Julianen per te kenduar po do kendonte vete dhe do kishte fituar gjithsesi, ndoshta jo dhe me kaq meselera. E teksa pyesja veten keshtu (loooool) mu kujtua nje interviste e Arditit vite me pare ne te cilen e pyesnin nese ndoshta do ishte me mire qe nje tjeter festival te merrte eskluzivitetin e pjesmarrjes ne Eurosong te ciles ai ju pergjigj (pak a shume eh
se kush e mban mend) se ndoshta duhej pare qe festivali me i mire ta kishte kete te drejte. Duke qene se festivali me i mire ne Shqipe momentalisht eshte "Kenga Magjike" atehere mendova...ndoshta kjo eshte dhe arsyeja e vertete e shkuarjes se Gjebreas ne Eurosong.Takimi me organizatoret, "lojtaret" kryesore, ofrimi i nje shume me te madhe, etj etj dhe vec kur te shikojme qe fituesi i "Kenges Magjike" te perfundoj perfaqesues i Shqiperise ne vitet e ardheshme ne Eurosong.Ne fund te fundit me mire do ish,e ne kapitalizem jemi, por ...kjo do te
thoshte vdekje per "Festivalin e Kenges ne RTVSH" qe do te ishte dhe nje humbje e madhe per muziken shqiptare. Qofsha gabim, por une eren e mishit ne hell per Zotin nje kilometer larg e ndjej.

Cfare ndodhi ne Festival?

Se pari...nuk ishte merita ime e plote per gjetjen e "fitueses" se "Festivalit te Kenges ne RTVSH", por po e marr meriten e te publikuarit si lajm. Gjithashtu nuk eshte se pak vete e dinin,jo mo jo flitej hapur prej muajsh,por si shpesh here njerezve nuk ju besohet e pastaj kur ju besohet nuk duan ta publikojne,pastaj kur e publikojne te tjeret te vene ne medyshje, e kur ne fund fare lajmi vertetohet fillojne shajne per korrupsion e blla blla blla.Vitin tjeter...po aty prape nga fillimi. Urime Julianes per cmimin. E meritoi nuk e meritoi, ju pelqeu nuk ju pelqeu...eh, ajo do shkoj ne Eurovision beni c'te doni.Nuk eshte kengetare e keqe, eshte kengetare e respektuar si nga publiku ashtu edhe nga qarqet artistike,fatkeqsisht u be pjese e kesaj historie jo te hijshme, por ma do mendja pas eksperinces disa vjecare ne kete festival edhe ajo vendosi ti nxjerri kthetrat lol. Problemi im i vetem me Julianen qendron tek nje pergjigje dhene gazetes "Panorama" pasi ne publikuam lajmin ne Albaniac (12 dhjetor) ku e pyetur ne lidhje me fjalet se ajo do fitoj cmimin e pare eshte pergjigjur "Nuk mendoj keshtu!Nuk kam asnje opinion deri tani per faktin se eshte ende heret, s'kam degjuar kenget konkuruese dhe nuk di te jap mendim". OZM! Ta
heqin ene petullen! Ketyre ju del emri ne festival pa regjistruar akoma kengen, apo nderrohen kengetaret ne minuten e fundit per qejf. Po pse flasin nje here lol. Te rikthehemi tek festivali. Festivali eshte ne hall e po vdes. Shikoni pak listen e nates finale. Te gjithe kengetare qe kane vite qe nuk prodhojne apo nuk kane prodhuar ndonjehere hite te cilet nuk bejne dot nje koncert recital apo album (ME KENGET E TYRE)se nuk i degjon njeri.Nuk po flas per kenge e video qe i bejne nga nje here ne vit, por flas per HIT kenge te cilat nuk i ndahen publikut, te cilat i njeh gjithkush, se per tre kater snobiste tek arkivat e televizionit nuk jemi tu fol jo. Gjithashtu do shikoni ne liste emrin e Mariza Ikonomit dhe Rovena Dilos te cilat vite me pare jane STERRANKUAR per kete festival.Perse vijne prape?A do matematik me u kuptu a si? Gjithashtu ne liste dhe Flaka Krelani dhe Teuta Kurti...te cilave ky festival JA DHA NJE CMIM po nuk i SHPERBLEU, dmth si i themi ne nga Tirana ...I INJOROI FARE.Flakes me vone dhe ja hoqi HAPTAZI cmimin e pare, ene kthehen prape? Po dhe keto dobet me matematiken? Hajdeni prape vitin tjeter hahahaha! Shikoni ne liste dhe Kejsi Tolen e Anjeza Shahinin...po mi goc po ne do ju cojme nga tre here juve ne Eurosong. Po keto akoma nuk jane kthyer duan me ik prape.E punto nero, punto nero! Tjeter ne liste, Bojkeni dhe Kamela...per Zotin keta kane kujtu se ka qene Top Festi hahahhahahhaaha te dy me pelqejne por ZZZzzzzZZZZ biri nenes fliiii o qerpike floriiiii..etj.pastaj keni dhe Pirro Cakon. Po ky kur ishte DREJTORI ARTSITIK I FESTIVALIT!!! Tani po konkuron? Konkuron ne festivalin qe dikur e kishte nen drejtim? Nuk eshte pak e cuditeshme...nuk di... Keta te tjeret nuk i njoh fare une dhe si perfundim kush ngeli me fitu? Juliana! Hajt ta gezoje!

Jo ti me Adelinen ato numra mos i bej!!!

Ka qene nje shprehje ne Shqipe...Ka lene gjermani budallenj sa te duash...po qe te kishte lene kaq shume BAH! Ndodh me shume se nje here, qe kur kengetaret dalin ne skene neper koncerte njerzit versulen drejt skenes me celulare ne duar ne nje menyre aq irrituese saqe dhe ti qe s'ke lidhje me kengetarin te vjen te ulerasesh.Po c'te bejne te shkretet rrine dhe durojne...por aj djalosh prej Austrie ka gabu kengetare me ja bo ato numra! Teksa Adelina kendonte , ai mundohej te xhironte me ner me thene....nje gje e tille e ka irrituar kengetaren e cila ja ka marre celularin prej dore dhe ja ka thyer ne mes te skenes! HAHAHAHHAHAHAH!
Kjo eshte ADELINA I LOVE! Sa per ate cunin...e ka nji histori me e tregu per tere jetene mend per here tjeter.Juve keni mundesi ta shikoni ne videon me poshte.Qejf!


Aferdita - SHUME TRAFIK

Aferdita raporton SHUME TRAFIK*

Kenga e re e Aferdites, titullohet "Shume Trafik" dhe eshte nje prej surprizave te ketij fundviti.E kam thene me perpare qe rryma pop-folk do ishte zgjidhja me e pershtatshme per te dhe ja ku vertetohet :)))
Eshte nje kenge e thjeshte por qe zor se te hiqet nga mendja ene une pelqej pelqej shuma shuma dhe pse teksi pak i cuditshem lol. Ah dhe dicka te fundit! Zanfina kujdes hahhahahaha!!!

Videoja "S'te fal - Kthjellu dhe Flori

Shikoni me poshte videon. Shume cool kenge dhe shume cool video:


Kthjellu dhe Flori sjellin "S'te fal"

Nje prej grupeve me te mire pop-rrok ne Shqipe - Kthjellu rikthehet! Kete here ne nje formacion te ri dhe ne nje bashkepunim interesant me Flori Mumajesin i cili titullohet "S'te Fal". Ju do keni mundesine TE PARET te ndiqni videon ketu ne Albaniac . S'te Fal" eshte nje kenge e cila i dedikohet njerezve qe i kemi humbur ne jete dhe ka per mesazh "Te respektojme me shume prezencen e njerezve te cilet jane pjese e jetes sone te perditeshme."

Eva Likes Pizza :)


Eva Pepaj prej disa muajsh ka filluar te shfaqet ne ekranet e televizioneve amerikane ku reklamon produktet e "Round Table Pizza". Une nuk i kam provuar ndonjehere, por nese Eva thote qe jane te shijshme .....hey! Kush jam une ta kundershtoj? Vrap ene porosi po bej!

Tuna, Greta,Blero per Krishtlindje ne Nju Jork

Tuna,Greta dhe Blero do jene ne Nju Jork mesnaten e Krishtelindjeve (24 dhjetor) per te mbajtur nje koncert ne eSpace. Hyrja eshte 18+ dhe cmimi $35.Duket kombinim interesant ky dhe ka mundesi qe te shkoj.Na vizitoni ne te ardhmen per me teper info. Ne lajme te tjera flitet qe NRG Band,Sabri Fejzullahu dhe Elvana Gjata do jene gjithashtu ne Amerike per festat e fundvitit, por ende nuk e kemi te konfirmuar.

Nje shqiptar per Oskar

Artan Minarolli (Nata pa hene) ka rikthyer Shqiperine ne garen e cmimeve Oscar ku kete vit ka prezantuar per konkurim filmin e tij me te fundit "Gjalle". 65 filma konkurojne ne kategorine e "Filmit te huaj me te mire" ku bie ne sy fakti qe pervec Kosoves te gjitha shtetet e tjera ballkanase marrin pjese. Artan Minarolli eshte drejtor i Arkives Qendrore te Filmit Shqiptar dhe "Gjalle" eshte vlersuar me cmime ne "Festivalin e Filmit te Montpellier "dhe ne "Festivalin e Filmit te Beogradit". Ne rolet kryesore interpretojne Besart Kallaku,Bruno Shllaku dhe Nik Xhelilaj (ne foto).Kater finalistet ne kete kategori do te shpallen me 2 shkurt 2010.

Aman martojini keta te dy

Ami dhe Ermali merren me organizimin e ceremonive martesore por vete nuk jane martuar.Pothuajse cdo interviste e tyre tregon se jane gati, u martuan apo kur do martohen keta te dy. Kaq shume qenkan te interesuar njerzit me e dit?Shume irrituese, ndaj le ti japim fund ketyre blla blla blla_ve. Keta jane tu parrallis per martesen si me qene nje prilli.Javen e shkuar Ami ka dhene dy intervista ne dy botime te ndryshme.Nje per revisten "Anabel" dhe nje per suplementin "Une Gruaja" te gazetes "Panorama". Per "Anabel" ajo ka treguar se do martohen vitin e ardheshem ndersa per "Une Gruaja" ka thene "S'e kam menduar veten nuse". Eh? U be per te vene bast! lol

Ke rrahu Nexhati?

Duke qene se ne kemi qene prej pak kohesh offline atehere do ju sjellim dhe disa lajme qe disa prej jush mund ti keni lexuar por qe te tjere jo, ndaj...Ju te gjithe keni degjuar per grupin gjerman Tokyo Hotel apo jo? Jo? Ok ata jane nje grup gjerman lol Gjate veres pervec leksioneve muzikore ata kane mesuar se pavarsisht sa i famshem je,shqiptarit nuk duhet te ja ngacmosh femren. Gustav bateristi i grupit, ka bere pikerisht kete dhe ka perfunduar me 36 te qepura. Nje nate ne klub ai ka filluar te bezdisi dy vajza (njera prej tyre shqiptare) te cilat ishin te shoqeruara me vellain e Nexhatit (ne foto) me te cilin me pas ka filluar te zihet. Kur Nexahti ka pare vellain e tij te rrezuar pertok (sipas deshmise) i ka gjuajtur Gustavit tamam sic themi ne ne Shqipe "Me ca te kishte ne dore". Ne kete rast ai kishte dy shishe birre dhe rezultati...36 te qepura per Gustavin dhe 9 per Nexhatin.Oi sa leke do kishte bere Nexhati sikur te kishte rrahur ndonje te famshem ne Amerike oiiiii, Gjermania o kot! lol

XHANI SHQERRA prezanton "Pa Fund"

Kur e pyeta Xhanin se perse nuk mori pjese tek "Kenga Magjike" kete vit me tha "Nuk besoj se jam gati..." Me ate pergjigje ai mori piket maksimale prej meje,sepse ndryshe nga shume artiste ne vend, me beri te ditur se muzika per te nuk eshte thjeshte nje hobi, e as rruga me e shkurter per tu bere i njohur, por nje pasion qe kerkon ta shnderroj ne profesion. Si e tille... eshte dicka qe kerkon pergatitjet e duhura perpara se te ngjitet ne skene dhe te kendoj perpara publikut. Kenga/Videoja e tij e pare ne gjuhen shqipe e titulluar "Pa Fund" eshte rezultati
i nje pune disa vjecare qe premton sukses. Nje balade perfekte pop me elemente rroku e cila shume prej jush do ju sjelle ndermend debutimin e Alban Skenderaj vite me pare ne Top Fest. Personalisht do kisha preferuar qe si videoja e pare e kengetarit, te kishte te pakten imazhin e tij ne ndonje sekuence, gjithsesi eshte dicka jashte normales se tregut shqiptar dhe ka per te ndezur me teper kureshtjen e shikuesit kur te filloj te transmetohet ne Shqipe kete muaj. Padyshim nje prej debutimeve dhe nje prej kengeve me te bukura te vitit. Suksese! Teksti : Olti Curri Muzika: Xhani Shqerra


Leonora Jakupi tani o Madonna

Une mund te kuptoj nje kengetare te re e cila prej frymezimit* te madh ose per te terhequr vemendjen shkon dhe imiton nje kengetare te njohur, por nje kengetare si Leonora te cilen e njohin te gjithe ne Shqipe dhe qe e ka siguruar vendin e saj ne skenen e muzikes shqiptare te bej nje gje te tille...nuk di si ta shpjegoj. Aq me teper kur frymezohet nga nje klip i Madonnes bere vite me pare.Ndoshta Leonora mund te jete kengetare e mire, por kaq nuk mjafton me qene artiste. Kenga titullohet "Puthja Jote" dhe nuk eshte ndonje gje e vecante e do ishte me mire qe Leonora mos ti kthehej klipeve te Madones por klipeve te saja ne kohet kur kendonte kenget e "Krejt Ndryshe" ps. Fiksim kur kenon n'amerikonce hahahaa hahaha givmiii oll ajjj

Genta i kendon kenge Dafina Zeqirit

Ka pak qe ne internet eshte hedhur nje kenge e titulluar "Game Over" kenduar prej Genta Ismajlit e cila flitet se i dedikohet kengetares Dafina Zeqiri.Ty po ta theeem/me dal ne sken/nuk ja vleeen!/No no noo!/Rritu dhe paaak/u bo bajaaaatt!/Nuk ke shaaaaanss/joooooo! Jooooo!/Kaq eshte dashur qe fansat te versulen neper forume dhe videot e postuara ne youtube per te lene komente nga me te ndryshmet.Cfare te kete bere Dafina qe ta ket' nxehur Genten kaq shume nuk e dime, por padyshim mezi po presim ta marrim vesh hahhahaa.Kaq shume t'ja kete merakun thua? lol ndiqni videon:





Zhvishet Shpija e Kosoves

Shpija e Kosoves sa me shume zgjat aq me teper i perngjan "Kafazit te Arte" cka do te thote se dhe ne gati e humbem interesin, kur papritur disa fotografi te pjesmarresve ne kete program filluan te shfaqen ne internet.Njerez lakuriq njerez lakuriq hahahaha~
ps.Ne foto jane Qendrimi dhe Suzana. Marshalla te dy hahaha